Gruaja "e abuzuar" saudite lë Tajlandën, shkon në Kanada - Bota Sot
Gruaja "e abuzuar" saudite lë Tajlandën, shkon në Kanada

Azia

Gruaja "e abuzuar" saudite lë Tajlandën, shkon në Kanada

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:47
Rahaf Mohammed Alqunun

Një grua saudite, e cila ka thënë se ka ikur pasi është abuzuar nga familja e saj, do të lërë Bangkokun dhe do të shkojë në Kanada, tha shefi i policisë tajlandeze.

Surachate Hakparn tha se Rahaf Mohammed Alqunun, 18 vjeçe, do të largohet me një fluturim të premten, por nuk dha më shumë detaje.

Hakparn ka thënë më herët se disa vende, përfshirë Kanadanë dhe Australinë, kanë qenë në bisedime me Agjencinë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), për të pranuar Alqunun.

Agjencia e lajmeve Reuters e citoi zyrën e Ministrisë së Jashtme të Kanadasë të ketë thënë se nuk mund të konfirmojë se Alqunun i është siguruar azili në Kanada.

Alqunun është ndaluar nga autoritetet në aeroportin kryesor të Bangkokut, pasi ka arritur me një fluturim nga Kuvajti, më 5 janar.

Tajlanda fillimisht ka thënë se do ta dëbojë atë me kërkesë të zyrtarëve të ambasadës saudite, duke e ndaluar atë të udhëtojë në Australi, ku Alqunun ka thënë se synon të kërkojë azil.

Alqunun e ka bllokuar veten në një nga dhomat e hotelit të aeroportit dhe ka shkruar në Twitter për frikën e saj nga dëbimi, duke nxitur mbështetje ndërkombëtare dhe duke bërë që zyrtarët tajlandezë të ndryshojnë qëndrimin.

Alqunun është tani nën kujdesin e UNHCR-së në Bangkok.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...