Rritja ekonomike arrin nivelin më të ulët në 30 vite

Azia

Rritja ekonomike arrin nivelin më të ulët në 30 vite

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Rritja kineze, në fazë rënieje, arriti nivelin më të ulët që prej tre dekadash në vitin 2018, një vit i shënuar nga një rënie e kërkesës së brendshme, si dhe nga konfliktet tregtare.

Sipas parashikimit të përafërt të bërë nga 13 analistë, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kinës pritet të jetë rritur me 6,6% në 2018, një nivel me 0,1% më i lartë se sa objektivi i qeverisë.

Kjo rritje vjetore, ndonëse shumë e afërt me atë të vitit 2016 (+6,7%), është më e dobëta që prej vitit shumë të keq 1990 (+3,9%) pas të cilës pasuan vite rritjeje ekonomike të fuqishme, me dy shifra. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat