Ushtria e Birmanisë vret 13 rebelë anti-qeveritarë

Azia

Ushtria e Birmanisë vret 13 rebelë anti-qeveritarë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:07
Birmani

Zyrtarët ushtarakë të Birmanisë kanë thënë se i kanë vrarë 13 luftëtarë në kundërsulme të organizuara nda tyre pas sulmeve vdekjeprurëse të rebelëve kundër blloqeve policore më herët gjatë muajit janar.

Rajoni i Rakhines është përballur me një valë të re të dhunës në javët e fundit për shkak të konfliktit të forcave të sigurisë me luftëtarët e Ushtrisë së Arakanit, të cilët po luftojnë për autonomi më të madhe për rajonin e tyre.

Shumë nga betejat po zhvillohen në rajonin e njëjtë të shpërnguljes së mbi 720 mijë myslimanëve, të cilët ishin detyruar të shkojnë në Bangladesh për shkak të ndërhyrjes së ushtrisë që nga Kombet e Bashkuara është cilësuar si spastrim etnik.

Në ditën e pavarësisë së Birmanisë, më 4 janar, ky grup militantësh kishte kryer sulme ndaj forcave policore, duke lënë 13 policë të vdekur dhe nëntë të plagosur. Sidoqoftë, ushtria e vendit kishte reaguar përmes aksioneve kundërsulmuese, duke vrarë numrin e njëjtë të militantëve.

Ushtria e kishte shpallur armëpushimin kundër grupeve të ndryshme të militantëve në pjesën veriore të vendit, por në këtë vendim nuk ishte përfshirë edhe grupi i Arakanëve. Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara të për të drejtat e njeriut, Yanghee Lee, ka bërë thirrje që ushtria dhe grupet tjera t’i mbrojnë më tepër civilët nga dhuna, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat