Ishin veshur si policë, terroristët vrasin dy murgj

Azia

Ishin veshur si policë, terroristët vrasin dy murgj

Më: 20 janar 2019 Në ora: 06:07
Tajlandë

Dy murgj janë vrarë mbrëmjen e sotme në Tajlandë.

Ata u qëlluan nga persona të armatosur që më pas rezultuan se ishin terroristë.

Këta të fundit ishin veshur si policë dhe qëlluan në drejtim të murgjve.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 6 persona të armatosur, të cilët besohet se ishin të veshur si anëtarë të një force sigurie të qeverisë, sulmuan tempullin Rattanupap në provincën Narathiëat.

Kryeministri Prayut Chan-oka dhe udhëheqësit fetarë dënuan sulmin, i cili është i pari në 3 vitet e fundit mbi murgjit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat