Talibanët sulmojnë një bazë ushtarake në Afganistan

Azia

Talibanët sulmojnë një bazë ushtarake në Afganistan

Më: 21 janar 2019 Në ora: 19:19
Maidan Vardak, Afganistan, 21 janar 2019.

Militantët talibanë sulmuan një bazë ushtarake në provincën lindore Maidan Vardak të Afganistanit, duke vrarë së paku 12 njerëz dhe plagosur mbi 20 të tjerë.

Salem Asgherkhail, udhëheqës i Departamentit të Shëndetësisë në zonë, tha se shumica e të vrarëve kanë qenë personel ushtarak.

Disa raporte të mediave thonë se numri i të vrarëve është shumë më i lartë.

Sulmi nisi kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu një makinë të mbushur me eksplozivë, ndërsa më pas tre persona të armatosur sulmuan kompleksin, duke hapur zjarr kundër forcave afgane të sigurisë, thanë zyrtarët.

Të tre sulmuesit u tha se janë vrarë në luftime.

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid tha se grupi i tij qëndron prapa sulmit.

Dhuna vjen pavarësisht përpjekjeve të shtuara të Shteteve të Bashkuara për të negociuar fundin e luftës 17-vjeçare në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat