Bisedimet për paqen në Afganistan po zgjasin më shumë sesa pritej

Azia

Bisedimet për paqen në Afganistan po zgjasin më shumë sesa pritej

Më: 24 janar 2019 Në ora: 13:24
Ilustrim

Zyrtarët amerikanë po mbajnë bisedime më përfaqësuesit e talibanëve për katër ditë rresht në përpjekje për arritjen e një marrëveshje për përfundimin e konfliktit 17 vjeçar në Afganistan.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid iu tha mediave se “bisedimet ende po vazhdojnë” edhe pse ishte paraparë që ato të zgjasin vetëm dy ditë.

“Për detajet do të bisedojmë më vonë pasi të arrijmë marrëveshjen” tha Zabihullah.

Ministria e Jashtme e Pakistanit gjithashtu konfirmoi se bisedimet po vazhdojnë përderisa ende nuk është bërë asnjë koment nga ana e Ambasadës së SHBA-ve apo NATO-s në Kabul.

Uashingtoni kërkon që kryengritësit të hyjnë në bisedime me qeverinë afgane, por ata kanë refuzuar prej kohësh, duke thënë se ajo është një “kukull” e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat