Transgjinorët duhet të heqin gjëndrat riprodhuese para se të ndryshojnë gjininë në pasaportë

Azia

Transgjinorët duhet të heqin gjëndrat riprodhuese para se të ndryshojnë gjininë në pasaportë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:44
Ilustrim

Gjykata Supreme e Japonisë ka mbështetur një ligj që në mënyrë efektive kërkon që njerëzit transgjinorë të sterilizohen para se gjinia e tyre të ndryshohet në dokumentet zyrtare.

Përmes këtij ligji që u votua të enjten, kërkohet nga çdo individ që dëshiron që në dokumentet të tyre të ndryshoj gjininë, të sigurohet se nuk ka gjëndra ripodhuese, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Pra, kjo do të thotë se ata duhet t’i nënshtrohet një operacioni nëse dëshirojnë të regjistrojnë zyrtarisht ndryshimin e gjinisë së tyre.

Kjo nuk është mbështetur nga transgjinorët, ku një person edhe ka bërë ankesë.

Ankesa është parashtruar nga Takakito Usui, një burrë transgjinor 45-vjeçar i cili dëshiron të ndryshojë dokumentet zyrtare që e identifikojnë atë si femër.

Mirëpo, në gjykatë u tha se ky ligj kishte për qëllim parandalimin e ‘problemeve’ në marrëdhëniet prind-fëmijë që mund të çonin në ‘konfuzion’ shoqëror dhe ‘ndryshime të menjëhershme’ në shoqëri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat