Koalicioni arab në Jemen, gati të nisë sulmet ndaj grupimit Houthi

Azia

Koalicioni arab në Jemen, gati të nisë sulmet ndaj grupimit Houthi

Më: 31 janar 2019 Në ora: 06:31
Jemen

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët është e përgatitur për të përdorur “forcën e kalibruar” për të nxitur lëvizjen Houthi, të mbështetur nga Irani, për t’u tërhequr nga qyteti port Hodeidah, i Jemenit, nën një marrëveshje të sponsorizuar nga OKB-ja, ka thënë një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe të mërkurën.

Partitë ndërluftuese të Jemenit kanë dështuar të tërheqin trupat nga porti kryesor i vendit nën një armëpushim mujor, duke ringjallur kërcënimin e një sulmi të plotë ndaj Hodeidah që mund të shkaktojë zi buke.

Grupimi Houthi kontrollon qytetin port të Hodeidah, ndërsa fraksione të tjera të Jemenit, të mbështetura nga koalicioni saudit dhe që përpiqen të rivendosin qeverinë e njohur ndërkombëtarisht, janë vendosur në periferi të tij.

Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme, Anwar Gargash tha se aleanca arabe Sunni, mbështetur nga Perëndimi, goditi 10 kampet e trajnimit Houthi, jashtë zonës së qeverisjes në Hodeidah, të mërkurën.

“Koalicioni është përgatitur të përdorë forca më të kalibruar për të zbatuar pajtueshmërinë e Houthit me Marrëveshjen e Stokholmit”, shkroi ai në Twitter.

“Për të ruajtur armëpushimin dhe çdo shpresë për procesin politik, OKB dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të shtypin Houthi-t për të ndaluar shkeljet, për të lehtësuar konvojet e ndihmës dhe për të ecur përpara në tërheqjen nga qyteti dhe portet e Hodaidës, siç është rënë dakord”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat