Raportohet për viktima gjatë një sulmi në një bazë në Iran - Bota Sot
Raportohet për viktima gjatë një sulmi në një bazë në Iran

Azia

Raportohet për viktima gjatë një sulmi në një bazë në Iran

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 12:14
Anëtarë të forcës paramilitare Basij. Fotografi nga arkivi.

Televizioni shtetëror në Iran ka raportuar se ka ndodhur një sulm në një bazë paramilitare, ku është vrarë një person dhe janë plagosur pesë të tjerë.

Televizioni shtetëror tha se sulmi në bazën paramilitare Basij në Nikshahr, në juglindje të Iranit, është kryer mëngjesin e sotëm.

Mohammad Hadi Marashi, zëvendësguvernatori provincial, i tha agjencisë së lajmeve IRNA, tha se të gjitha viktimat janë anëtarë të Basij. Megjithatë, nuk janë dhënë më shumë detaje për sulmin dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi për të.

Forcat Basij janë një krah paramilitar i Gardës Revolucionare të Iranit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...