Nis “emigrimi më i madh” në botë, kinezët kremtojnë Vitin e Ri - Bota Sot
Nis “emigrimi më i madh” në botë, kinezët kremtojnë Vitin e Ri

Azia

Nis “emigrimi më i madh” në botë, kinezët kremtojnë Vitin e Ri

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:52
Foto Ilustrim

Miliona vetë në Kinë e në mbarë botën kanë nisur përgatitjet për Vitin e Ri kinez, festa më e rëndësishme kineze, kremtimet e së cilës përkojnë me hënën e re.

Kjo shihet si koha për të nderuar paraardhësit e perënditë dhe për të qenë me familjen. Ngjarja shkakton përvit atë që “New York Times” e përshkruan si “migrimin më të madh të përvitshëm njerëzor”.

Kremtimet zgjasin 15 ditë dhe e mbërrijnë pikën kulmore me Festivalin e Fenerëve. Në Kinë, në jetën e përditshme përdoret kalendari Gregorian, por datat e kalendarit kinez vazhdojnë të përdoren për të shënuar festat e mëdha kombëtare, e madje edhe për të favorizuar dasma dhe shfaqje të tjera speciale.

Secili vit lidhet me një prej 12 kafshëve të horoskopit kinez; 2019-a është viti i derrit.

“Viti i derrit është viti kur gjërat duhet të rrjedhin qetë dhe butë, është vit i fatit të mbarë dhe begatisë. Edhe kremkaramelin e kemi bërë në formë derri për të mirëpritur Vitin e Ri”, tha Leon Huang, menaxher restoranti.

Edhe pse derri vet nuk është një kafshë e zgjuar, e lidhet me përtacinë e ngathtësinë, nga ana tjetër është paqësore e nuk dëmton të tjerët, ndërsa viti i tij mendohet se sjell pasuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...