Autoritetet libiane e kanë arrestuar një person të dyshuar që besohet se mbante pozitë të lartë në grupin famëkeq, “Al Qaeda”. Ai më parë ishte zhvendosur nga qyteti lindor i Dernas për t’i ikur kapjes nga autoritetet e sigurisë.
Abdel Qader Azuz u arrestua në qytetin perëndimor të Misratas dhe më pas u soll në Tripoli për t’u gjykuar. Nuk janë dhënë hollësi të tjera për mënyrën e arrestimit të tij.
Sipas zyrtarëve libianë, Azuz ka qenë ushtarak i lartë në grupin “Al Qaeda” për qytetin e Dernas. Ky qytet ka qenë i dalluar si bastion për militantët islamistë. Sidoqoftë, besohet që shumë prej tyre më parë ishin larguar nga përndjekja e regjimit të Gaddafit, por ishin kthyer në atdhe pas rrëzimit të tij nga pushteti në vitin 2011.
Grupi “Al Qaeda” dhe Shteti Islamik e kanë përdorur Libinë si bazë për sulme për shkak të boshllëkut të sigurisë dhe kaosit të krijuar pas rënies së regjimit diktatorial të Gaddafit, shkruan “Reuters”.