Filipine, arrestohet kreu i një portali opozitar me presidentin Duturte

Azia

Filipine, arrestohet kreu i një portali opozitar me presidentin Duturte

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:25
Maria Ressa

Kreu i një portali lajmesh në Filipine, i njohur për qëndrimin e rreptë ndaj Presidentit Rodrigo Duterte, gjë për të cilën është vlerësuar me disa çmime, u arrestua të mërkurën me akuzat për shpifje, duke u bërë rasti i fundit në një seri çështjesh ligjore kundër kundërshtarëve të perceptuar të qeverisë.

Maria Ressa, shefi ekzekutiv i Rappler, është akuzuar për shpifje kibernetike me një artikull të vitit 2012, i përditësuar në vitin 2014, që lidhi një biznesmen me vrasjen dhe trafikimin e njerëzve dhe drogave, duke cituar informacionin që përmban një raport i inteligjencës, nga një agjenci e paspecifikuar.

Byroja Kombëtare e Hetimeve të Zyrtarëve shoqëroi Ressan përmes një falange të mediave, që “u derdhën” në zyrën e Rappler, në Manila, menjëherë pasi lajmi i ardhjes së agjentëve u shpërnda në mediat sociale.

“Njerëzit duhet të dinë se caku është kaluar”, u tha Ressa gazetarëve, duke shtuar se do të kërkonte lirimin me kusht. Ministria e drejtësisë paraqiti rastin në emër të biznesmenit, i cili mohon çdo keqbërje të cituar në artikullin e Rappler.

Ressa ishte në mesin e disa personave të nominuar për “Personi i Vitit” nga Time Magazine në vitin 2018, pikërisht për udhëheqjen e Rappler, që ai tha se është “raportim i patrembur mbi makinën propaganduese të presidentit Rodrigo Duterte dhe vrasjet jashtëgjyqësore”, duke iu referuar luftës së tij të përgjakshme ndaj drogës.

Rappler ka mbajtur barrën e asaj që aktivistët cilësojnë si një fushatë e sponsorizuar nga shteti për të frikësuar kundërshtarët e Duterte, duke i goditur ata me masa ligjore ose duke i nënshtruar ato në një urrejtje online të nxitur nga influencuesit e mediave sociale, disa prej të cilëve mbanin poste qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat