Kryeministri indian Modi paralajmëron për një reagim të fortë ndaj Pakistanit për sulmin në Kashmir

Azia

Kryeministri indian Modi paralajmëron për një reagim të fortë ndaj Pakistanit për sulmin në Kashmir

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:23
Ilustrim

Kryeministri i Indisë Narendra Modi paralajmëroi Pakistanin të premten për të pritur një reagim të fortë ndaj një sulmi me bombë në një kamp ushtarak në Kashmir, që vrau 44 policë, duke shtrënguar tensionet mes fqinjëve të armatosur me bërthamë.

Vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Indi, sulmi ishte më i keqi në dekada në Jammu dhe Kashmir, edhe pse ka pasur një kryengritje të gjatë në shtetin e vetëm mysliman të vendit, shkruan Reuters.

"Ne do të japim një përgjigje të përshtatshme, fqinji ynë nuk do t’i lejohet të na destabilizojë", tha Modi në një fjalim, pasi u takua më parë me këshilltarët e sigurisë për të diskutuar opsionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat