Vijon protesta e përjavshme në Gaza, plagosen 4 palestinezë - Bota Sot
Vijon protesta e përjavshme në Gaza, plagosen 4 palestinezë

Azia

Vijon protesta e përjavshme në Gaza, plagosen 4 palestinezë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 06:22
Gaza

Vijojnë që prej 30 Marsit të vitit të kaluar, protestat e të premtes në Bregun Perëndimor, në kufirin mes Izraelit dhe Palestinës, teksa këtë javë kanë marrë pjesë rreth 11 mijë protestues, sipas autoriteteve izraelite.

Javën e kaluar pjesëmarrja ishte më e ulët, por pasojat katastrofike, pasi u regjistruan 3 viktima dhe 17 të plagosur rëndë mes protestuesve palestinezë, që u përballën me reagimin e ushtrisë izraelite.

Burime mjekësore palestineze flasin këtë herë për një bilanc prej 4 personash të plagosur, dy prej të cilëve adoleshentë, të cilët po marrin mjekimin në qendrat spitalore.

Nga ana tjetër, Ushtria e Izraelit pranoi shifrat dhe shpjegoi sërish se reagimi ishte i detyruar, pasi ndaj tyre protestuesit kishin qëlluar me bomba molotov dhe goma të ndezura, ndërsa asnjë ushtar nuk kishte mbetur i plagosur.

Në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lëshuar në muajin janar të këtij viti, thuhet se nga protestat e të premteve në Bregun Perëndimor janë vrarë 254 palestinezë dhe plagosur mbi 23 mijë të tjerë, bilanc ky që është rënduar edhe më gjatë javëve të fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...