Kina mbyll për një kohë të pacaktuar bazën e malit Everest - Bota Sot
Kina mbyll për një kohë të pacaktuar bazën e malit Everest

Azia

Kina mbyll për një kohë të pacaktuar bazën e malit Everest

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 22:50
Mont Everest

Autoritetet kineze kanë mbyllur për një kohë të pacaktuar bazën e një kampi në malin Everest për vizitorët, njoftoi media shtetërore.

Kampi bazë në Tibet do të jetë i mbyllur për vizitorët deri në njoftim të mëtejshëm si pjesë e përpjekjeve për pastrimin e mbeturinave që janë grumbulluar në vend.

Turistët e zakonshëm mund të shkojnë vetëm deri në manastirin e Rongbukut, i cili është pak më i ulët se niveli i kampit bazë prej 5,200m. Ata me leje ngjitje do të lejohen të shkojnë në kampin bazë ose më të lart, sipas Xinhua News Agency.

Kampi bazik kinez po fiton popullaritet në mesin e alpinistëve pasi është i arritshëm me makinë, ndërsa kampi i Nepalit mund të arrihet pas një ngjitje dyjavore.

“Zona kryesore do të jetë e mbyllur për turizmin për një periudhë të pacaktuar, kryesisht për ruajtjen ekologjike”, deklaroi Tang Wu, nga komisioni i turizmit i qarkut Tingri.

‘Zona kryesore’ i referohet pjesës mbi 5.200 metra mbi nivelin e detit”.

Njoftimi zyrtar për mbylljen u bë në dhjetor. Ai deklaroi se tre operacione pastrimi pranverën e kaluar kishin mbledhur 8.4 ton mbeturina nga zona kyçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...