Shkon në nëntë numri i të vdekurve nga zjarri në Bangladesh

Azia

Shkon në nëntë numri i të vdekurve nga zjarri në Bangladesh

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:57
Bangladesh

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një zjarri që përfshiu më shumë se 200 kasolle të vjetra në qytetin bregdetar të Çitagongut. Policia dhe zjarrfikësit kanë njoftuar se 50 persona janë lënduar nga zjarri.

Një gazetë lokale ka raportuar se në mesin e viktimave janë edhe katër anëtarë të së njëjtës familje. Autoritetet janë duke e hetuar shkaktarin e zjarrit, ndonëse besohet se ai është shkaktuar nga rrjeti i dobët elektrik.

Zjarri ka filluar rreth ores 3 e 30 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa zjarrëfikësit e kanë vënë atë nën kontroll pas pesë orëve.

Bangaldeshi ka histori tragjike për sigurinë kundër zjarreve. Shpërthimi i zjarrit ka shkaktuar viktima edhe në të kaluarën, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat