70 të vrarë nga zjarri në kryeqytetin e Bangladeshit Dhaka

Azia

70 të vrarë nga zjarri në kryeqytetin e Bangladeshit Dhaka

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 08:42
Foto

Numri i të vdekurve nga një zjarr në një zonë shekullore të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka, u rrit në mënyrë dramatike duke shkuar në 70 persona të enjten, tha një zyrtar mirëpo kjo shifër mund të rritet.

Zjarret e mëdha të ndërtesave janë relativisht të zakonshme në Bangladeshin e varfër, për shkak të ligjeve të pakta dhe kanë vrarë qindra njerëz gjatë viteve të fundit.

"Deri më tani janë gjetur 70 trupa, numri i të cilave mund të rritet më tej, ndërsa kërkimi po vazhdon", tha për Reuters, Julfikar Rahman, drejtor i Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Mbrojtjes Civile.

Zjarri filloi në një ndërtesë katërkatëshe të mërkurën mbrëma dhe u përhap në ndërtesat e afërta në zonën Chaëkbazar të Dhakës së Vjetër, e cila daton në periudhën Mughal më shumë se 300 vjet më parë.

Rahman tha se së paku 50 vetë ishin dërguar në spital, disa në gjendje kritike, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat