Të paktën 26 persona të vdekur si pasojë e vërshimeve në Pakistan - Bota Sot
Të paktën 26 persona të vdekur si pasojë e vërshimeve në Pakistan

Azia

Të paktën 26 persona të vdekur si pasojë e vërshimeve në Pakistan

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:21
Ilustrim

Zyrtarët në Pakistan kanë njoftuar se 26 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë zonën jugperëndimore të këtij shteti.

Autoriteti për Menaxhimin e Katastrofave në këtë provincë ka thënë se 14 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në provincën Khyber Pakhtunkhwa, që gjendet në kufi me Afganistanin.

Në qendër të Pakistanit, nëntë persona janë vrarë në tri incidente të ndara të lidhura me reshjet e mëdha të shiut në qytetin Multan.

Sipas këtij Autoriteti tre persona të tjerë janë vrarë në fshatrat afër qytetit Lasbella, dhe 200 familje tjera janë prekur nga vërshimet.

Shirat e furishëm zakonisht shkaktojnë rrëshqitje të dheut në Pakistan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...