Gjykata Supreme në Indi urdhëron qeverinë të mbrojë qytetarët e Kashmirit

Azia

Gjykata Supreme në Indi urdhëron qeverinë të mbrojë qytetarët e Kashmirit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 12:24
Indi

Gjykata Supreme në Indi ka urdhëruar qeverinë e vendit që të mbrojë qytetarët e Kashmirit nga sulmet e raportuara së fundmi.

Studentë dhe biznesmenë nga Kashmiri kanë raportuar se janë ngacmuar ose dhunuar fizikisht gjatë ditëve të fundit.

Këto ngjarje rrodhën pas sulmit që iu bë një karvani mjetesh të sigurisë indiane në Pulwama nga një grup militant me bazë në Pakistan e që u pasua nga një luftë fjalësh ndërmjet Indisë dhe Pakistanit.

Sulmi ngjalli një revoltë në Indi dhe u organizuan protesta të dhunshme anti-Pakistan në të gjithë vendin.

Sulmi që i mori jetën 40 ushtarëve indianë ishte më vdekjeprurësi kundër forcave indiane të sigurisë në Kashmir prej dekadash.

Kashmiri, që është nën administrimin e Indisë, ka qenë përherë një temë “e nxehtë” mes dy vendeve. Ata kanë zhvilluar dy luftëra në tentim për të marrë kontrollin e kësaj zone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat