Kaq pak flenë japonezët

Azia

Kaq pak flenë japonezët

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Japonezët bëjnë shumë pak orë gjumë!

Rreth 40 për qind e njerëzve në Japoni flenë më pak se gjashtë orë natën, ndërsa shumica e japonezëve flenë më pak se shtatë orët e rekomanduara, sipas një studimi.

Sondazhi Kombëtar për Shëndetësi i ka regjistruar zakonet e 3.500 japonezëve gjatë vitit 2015, dhe ka gjetur se një numër rekord i burrave dhe grave nuk pushojnë mjaftueshëm.

Pjesa më e madhe e të anketuarve kanë thënë se flenë në mes të gjashtë dhe më pak se shtatë orë mesatarisht.

Përqindja e njerëzve që flenë më pak se gjashtë orë tani qëndron në 39.5%, që është një rritje prej 11.1% krahasuar me një dekadë më parë.

Kur janë pyetur se pse nuk flenë mjaftueshëm, burrat kanë thënë për shkak të orareve të gjata të punës, ndërsa gratë ia kanë vënë fajin përdorimit të teknologjisë para gjumit, për mungesë të gjumit të mjaftueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat