India i kërkon Pakistanit t'ia lirojë pilotin e kapur

Azia

India i kërkon Pakistanit t'ia lirojë pilotin e kapur

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:26
Pamje nga aeroplani i rrëzuar indian.

India ka kërkuar lirimin e një piloti, aeroplani i të cilit është rrëzuar nga aeroplanët luftarakë pakistanezë, teksa tensionet janë përshkallëzuar në mes të këtyre dy shteteve, për shkak të territorit të kontestuar të Kashmirit.

Në disa pamje, të shpërndara nga ministria pakistaneze e Informacionit, është parë piloti me sy të mbyllur.

India i ka përshkruar këto pamje “si imazhe vulgare të një personi të plagosur”.

Përdoruesit e mediave sociale e kanë cilësuar pilotin si hero. Të tjetër u kanë bërë thirrje të dyja shteteve që të tregojnë vetëpërmbajtje me mbishkrimin, Thuaj Jo Luftës.

Sulmet e fundit ajrore rreth Linjës së Kontrollit, që ndan territorin indian me atë pakistanez në Kashmir, kanë qenë të parat prej luftës së vitit 1971.

Incidenti, për të cilin Pakistani ka pretenduar të ketë rrëzuar dy aeroplanë ushtarakë, ka përshkallëzuar tensionet në mes të të dyja shteteve, të cilat kanë pretendime për gjithë Kashmirin, mirëpo secila kontrollon nga një pjesë të tij.

Tensionet në mes të Islamabadit dhe Nju Delhit janë rritur prej 14 shkurtit, kur një sulm vetëvrasës ka lënë të vdekur të paktën 41 trupa indiane në Kashmirin me shumicë myslimane.

Grupi militaint, Jaish-e-Mohammad (JeM) ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat