Anija e mallrave përplaset me urën, kapiteni ishte i dehur

Azia

Anija e mallrave përplaset me urën, kapiteni ishte i dehur

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:49

Kamerat kanë filmuar momentin kur një anije mallrash u përplas me një urë në një autostradë të Koresë së Jugut. Sipas mediave vendase, anija e mallrave është ruse, ndërsa kapiteni i saj ka qenë në gjendje të dehur.

Thuhet se anija u përpoq që të kthehej dhe të largohej nga vendngjarja pasi u përplas me urën, por ndërhynë rojet bregdetare koreano-jugore. Këto të fundit zbuluan se kapiteni ishte i dehur në masën 0.086%, pothuajse sa kufiri i lejuar prej 0.03%.

Megjithatë nuk është ende e qartë nëse kapiteni ka qenë në komandë kur anija përplasi urën, apo në detyrë ka qenë zevëndësi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat