Lideri i talibanëve ka jetuar "afër bazës amerikane"

Azia

Lideri i talibanëve ka jetuar "afër bazës amerikane"

Më: 11 mars 2019 Në ora: 11:48
Disa militantë talibanë.

Lideri i talibanëve, Mohammed Omar ka jetuar afër bazës amerikane në jug të Afganistanit për vite të tëra, pretendohet në një libër.

Libër, Në kërkim të Armikut nga gazetari dhe shkrimtari holandez, Bette Dam, tregon se si ky lider nuk është fshehur kurrë në Pakistan, ashtu siç kanë menduar zyrtarët amerikanë dhe ata afganë.

Dam ka kaluar 5 vjet duke studiuar dhe intervistuar anëtarët e talibanëve për biografinë e talibanit, të cilën e ka publikuar në muajin e kaluar.

Talibanët kanë qenë në pushtet në Afganistan ka viti 1996 deri më 2001, kur këtij grupi i është përmbysur udhëheqësia nga Shtetet e Bashkuara.

Prej asaj kohe talibanët kanë kryer kryengritje në këtë Afganistan.

Koka e Omarit ishte kërkuar për 10 milionë dollarë, pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, që kanë rezultuar me 3,000 persona të vdekur.

Sipas Damit, Omar ka jetuar në kryeqytetin e provincës Zabul, Qalat, deri më 2004, kur trupat amerikane kanë ndërtuar bazën e tyre, vetëm disa minuta larg.

Omar më pas ka shkuar në distriktin Shinkau, dhe pak kohë më pas SHBA-ja ka ndërtuar një kompleks vetëm pesë kilometra larg.

Në momentet kritike të luftës, në këtë bazë kanë qenë të pozicionuar 1,000 trupa amerikane dhe aleatë të NATO-s, mirëpo Omar nuk është larguar prej aty.

Autori i librit ka thënë të ketë arritur që të bisedojë me Jabbar Omarin, burrin e vetëm që kishte shërbyer si roje i liderit të talibanëve, sa ai ka qenë duke u fshehur.

Omari, që tani është në mbajtje të agjencisë për spiunim të Afganistanit, ka thënë se lideri i talibanëve ka vdekur nga një sëmundje më 23 prill të vitit 2013.

Edhe talibanët patën konfirmuar vdekjen e tij më 2015, duke thënë se lideri militant ka vdekur në një spital të Pakistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat