Biznesmeni vdes pas 12 orë transplantim të flokëve - Bota Sot
Biznesmeni vdes pas 12 orë transplantim të flokëve

Azia

Biznesmeni vdes pas 12 orë transplantim të flokëve

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:06
Shrawan Kumar Choudhary

Një biznesmen indian ka ndërruar jetë pas një transplantimi të flokëve që ka zgjatur 12 orë në Mumbai.

Mediat lokale kanë raportuar se bëhet fjalë për 43-vjeçarin Shrawan Kumar Choudhary, i cili është dërguar me urgjencë në spital me probleme me frymëmarrje, pasi i ishte nënshtruar operimit në një klinikë private.

Ai ndërroi jetë të nesërmen prej alergjisë që kishte ndikuar në funksionin e disa organeve.

Biznesmeni kishte paguar 5,400 paund në klinikën në Chinchpokli në afërsi të Mumbait.

Ai nuk iu kishte thënë familjarëve për transplantimin, ndërsa ndërhyrja kishte zgjatur 12 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...