Numri i të vdekurve në Siri arrin 370,000 në 8 vjet të luftës - Bota Sot
Numri i të vdekurve në Siri arrin 370,000 në 8 vjet të luftës

Azia

Numri i të vdekurve në Siri arrin 370,000 në 8 vjet të luftës

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:34
Ilustrim

Tetë vjet lufte në Siri kanë lënë më shumë se 370,000 njerëz të vdekur, duke përfshirë 112,000 civilë, tha një vëzhgues të premten, shkruan AFP, përcjellë “Bota Sot”.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili ka një rrjet burimesh anembanë vendit, tha se më shumë se 21,000 fëmijë dhe 13,000 gra ishin në mesin e të vdekurve.

Konflikti u ndez pas protestave të pashembullta anti-qeveritare në qytetin jugor të Daraas më 15 mars 2011.

Demonstratat u përhapën në të gjithë Sirinë dhe u shtypën brutalisht nga regjimi, duke shkaktuar një konflikt të armatosur shumë-ballor që ka tërhequr në fuqitë e huaja dhe grupet militante.

Numri i viktimave të fundit të Observatorit me bazë në Britaninë e Madhe mbi konfliktin sirian, lëshuar në shtator, qëndronte në më shumë se 360,000 të vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...