Kërcënimi i Koresë së Veriut: Paralajmërohet rifillimi i testeve bërthamore - Bota Sot
Kërcënimi i Koresë së Veriut: Paralajmërohet rifillimi i testeve bërthamore

Azia

Kërcënimi i Koresë së Veriut: Paralajmërohet rifillimi i testeve bërthamore

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:49
Kim Jong Un

Shtetet e Bashkuara humbën një mundësi të artë me Korenë e Veriut gjatë samitit të fundit mes presidentit Donald Trump dhe liderit të vendit komunist, Kim Jong un.

Gjasat janë të mëdha që ky i fundit të tërhiqet nga bisedimet e denuklearizimit me SHBA-në dhe të rifillojë testimet e raketave bërthamore.

Pohimin e bëri një zyrtare e lartë e regjimit koreano-verior, zevendësministrja e jashtme, Choe Sun-hui. Ajo i tha diplomatëve të huaj se Kim do të dalë shumë shpejt me një deklaratë mbi qëndrimin që do të mbajë këtej e tutje.

“Ne nuk kemi aspak ndërmend të nënshtrohemi përpara kërkesave të Amerikës, të çfarëdolloj forme qofshin ato, dhe as nuk jemi të gatshëm të angazhohemi në negociata të këtij lloji”, tha ajo.

Sun-Hui i akuzoi më tej Shtetet e Bashkuara se kanë mbajtur një qëndrim prej “gangsteri”. Koreja e Veriut ofroi në samit çmontimin e kompleksit kryesor atomik të saj, Yongbyon-it. Por bisedimet u shembën pasi Trump refuzoi të heqë sanksionet nëse Koreja e Veriut nuk i shkatërron të gjithë zonat bërthamore.

Sipas Choe-it, Peniani kishte kërkuar heqjen e pesë masave më të ashpra ekonomike, e jo të gjitha sanksioneve, siç tha Trump, pas dështimit të negociatave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...