Turqia thotë se dy ushtarë të saj janë vrarë në veri të Irakut

Azia

Turqia thotë se dy ushtarë të saj janë vrarë në veri të Irakut

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:17
Makinat e ushtrisë turke në afërsi të pikëkalimit kufitar me Irakun në afërsi të Silopi, foto nga arkivi.

Dy ushtar turq janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një operacioni në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Gjashtë militantë, përfshirë një grua, janë “neutralizuar” gjatë këtij operacioni të sotëm, tha Ministria turke.

Ushtria turke përdor termin “neutralizim” kur vret, kap apo plagos luftëtarët kundërshtarë, raporton Reuters.

Turqia vazhdimisht kryen sulme ajrore ndaj bazave të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) në veri të Irakut, teksa presidenti turk, Recep Tayyip Ergogan kërkon që t’i japë fund prezencës së këtij grupi në afërsi të kufijve të Turqisë.

PPK konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Turqia. Ankaraja lufton kundër PPK-së për tre dekada në juglindje të vendit, që popullohet nga kurdët, ku nga luftimet janë vrarë rreth 40 mijë persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat