Vërshimet e ujit vrasin 42 persona në Indonezi - Bota Sot
Vërshimet e ujit vrasin 42 persona në Indonezi

Azia

Vërshimet e ujit vrasin 42 persona në Indonezi

Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:08
Vërshimet

Të paktën 42 persona kanë humbur jetën si dhe 21 të tjerë janë lënduar, si pasojë e përmbytjeve në provincën lindore të Indonezisë.

Zona e Sentanit e cila ndodhet pranë kryeqytetit provincial Jayapura është përballur me të reshura të mëdha të shiut, gjë që ka shkaktuar përmbysje, shkruan Euronews.

Zëdhënësi i agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive, Sutopo Purëo Nugroho, ka bërë të ditur se të paktën nëntë shtëpi si dhe dy ura janë dëmtuar nga përmbytjet.

Më shumë se 120 banorë janë duke u strehuar brenda zyrave qeveritare par shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga përmbytjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...