Vritet një izraelit në Bregun Perëndimor - Bota Sot
Vritet një izraelit në Bregun Perëndimor

Azia

Vritet një izraelit në Bregun Perëndimor

Më: 17 mars 2019 Në ora: 15:15
Trupat izraelite në Bregun Perëndimor. Fotografi nga arkivi.

Një zëdhënës i ushtrisë së Izraelit thotë se të paktën një izraelit është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë gjatë një sulmi nga palestinezët në Bregun Perëndimor.

Koloneli Johanathan Contricus tha se incidenti nisi kur një burrë palestinez theri një ushtarë izraelit,pranë një banimi të hebrenjve në Ariel dhe arriti t’ia marr pushkën ushtarit izraelit.

Ai po ashtu tha se sulmuesi ka shtënë me pushkë në drejtim të makinave të ushtrisë, me ç’rast është plagosur një civil dhe më pas ka rrëmbyer një makinë dhe ka shkuar pranë një punkti tjetër të ushtrisë dhe ka qëlluar ndaj një ushtari tjetër izraelit.

Sipas Contricus, i dyshuari më pas ka ikur në një fshat palestinez.

Ende është e paqartë nëse sulmuesi ka vepruar i vetëm, apo është ndihmuar nga të tjerët për të kryer këtë sulm.

Por, gjatë një adresimi para kabinetit qeverisës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu sugjeroi se në këtë rast kanë qenë të përfshirë më shumë persona, duke thënë se “forcat e sigurisë janë duke ndjekur sulmuesit. Jam i bindur se ata do të arrestohen”.

Zyrtarët izraelit thanë se nuk mund të konfirmojnë nëse personi i vrarë është ushtar apo civil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...