Palestinezët sulmojnë Bregun Perëndimor, vritet një izraelit

Azia

Palestinezët sulmojnë Bregun Perëndimor, vritet një izraelit

Më: 17 mars 2019 Në ora: 22:06
Foto ilustruese

Koloneli Johanathan Contricus tha se incidenti nisi kur një burrë palestinez theri një ushtarë izraelit,pranë një banimi të hebrenjve në Ariel dhe arriti t’ia marr pushkën ushtarit izraelit.

Ai po ashtu tha se sulmuesi ka shtënë me pushkë në drejtim të makinave të ushtrisë, me ç’rast është plagosur një civil dhe më pas ka rrëmbyer një makinë dhe ka shkuar pranë një punkti tjetër të ushtrisë dhe ka qëlluar ndaj një ushtari tjetër izraelit.

Sipas Contricus, i dyshuari më pas ka ikur në një fshat palestinez.

Ende është e paqartë nëse sulmuesi ka vepruar i vetëm, apo është ndihmuar nga të tjerët për të kryer këtë sulm.

Por, gjatë një adresimi para kabinetit qeverisës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu sugjeroi se në këtë rast kanë qenë të përfshirë më shumë persona, duke thënë se “forcat e sigurisë janë duke ndjekur sulmuesit. Jam i bindur se ata do të arrestohen”.

Zyrtarët izraelit thanë se nuk mund të konfirmojnë nëse personi i vrarë është ushtar apo civil./ REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat