Japonia prezantoi pishtarin olimpik

Azia

Japonia prezantoi pishtarin olimpik

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Japonia, organizatoria e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ka zgjedhur gjethen e qershisë si simbol për të ndërtuar pishtarin olimpik. Ky i fundit do të udhëtojë pas një viti përgjatë gjithë Japonisë, deri në fillimin e Olimpiadës. Komiteti organizator i Olimpiadës prezantoi pishtarin olimpik, që sipas tyre është frymëzuar nga lulja më e dashur për japonezët, lulja e qershisë. Prezantimi u krye në Fshatin Olimpik, një vit nga ndezja e flakës olimpike, në Athinë. Flaka do të dalë nga një zonë e vendosur mes 5 petaleve të lules së qershisë dhe impakti i rrugëtimit të pishtarit do të jetë i madh. Pishtari është i gjatë 71cm dhe peshon 1.2kg. Ai është i veshur me ar që ka dalë nga riciklimi i mbetjeve metalike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat