Së paku gjashtë të vrarë nga sulmi në Kabul, IS mori përgjegjësinë

Azia

Së paku gjashtë të vrarë nga sulmi në Kabul, IS mori përgjegjësinë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:31
Kabul

Nga disa shpërthime në Kabul të Afganistanit kanë mbetur të vrarë se paku gjashtë persona dhe 21 të tjerë janë plagosur.

Grupi militant i ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) e mori përgjegjësinë për sulmet.

Dy fëmijë janë në mesin e të plagosurve, bëri të ditur shefi i shërbimit të emergjencës në Kabul, Muhammad Asim.

Grupi militant i ashtuquajtur Shteti Islamik tha përmes një mesazhi se “ushtarët e kalifatit” kanë shpërthyer tre eksplozivë afër momorialit shiit dhe se 50 persona kanë humbur jetën gjatë sulmit.

Të gjitha rrugët për në memorialin dhe varrezat shiite janë rrethuar nga policia, raportoi një televizion lokal.

Sipas traditës për këtë festë, njerëzit ngrisin flamuj të gjelbër dhe nderojnë të vdekurit në varreza duke vendosur ushqim pranë varreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat