Përmbyset trajekti mbi lumin Tigër, së paku 70 viktima - Bota Sot
Përmbyset trajekti mbi lumin Tigër, së paku 70 viktima

Azia

Përmbyset trajekti mbi lumin Tigër, së paku 70 viktima

Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:27
Mosul

Të paktën 70 vetë humbën jetën kur një traget u përmbysë në lumin Tigër në qytetin irakian të Mosulit, njoftoi media lokale.

Observatori i të Drejtave të Njeriut irakiane, duke cituar zyrtarë lokalë, tha se numri i viktimave mund të jetë më i madh, ndërkohë që nuk dihet fati edhe i 30 personave të tjerë.

Shumica e udhëtarëve ishin në kuvertë dhe nuk mund të notonin, njoftoi Zyra për Mbrojtjen Civile e Mosulit.

Deri më tani, ekipet shpëtimtare kanë tërhequr 12 të mbijetuar nga lumi. Kryeministri irakian Adel Abdul Mahdi urdhëroi një hetim për të përcaktuar përgjegjësit lidhur me tragjedinë.

Mediat lokale raportojnë se autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët për ngritjen e niveleve të ujit pas hapjes së portës së digës në Mosul dhe banorët akuzojnë pronarin e trageteve për shpërfilljen e paralajmërimit.

Mediat lokale reaguan shpejt në rrjetet sociale dhe ftuan njerëz për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit.

Agjencia kurde e lajmeve Rudav ka njoftuar se qeveria rajonale e Kurdistanit ka dërguar 10 ambulanca në Mosul.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...