Qindra klientë moteli filmohen fshehurazi online - Bota Sot
Qindra klientë moteli filmohen fshehurazi online

Azia

Qindra klientë moteli filmohen fshehurazi online

Më: 21 mars 2019 Në ora: 23:36
Kamerat ishin të fshehura në priza, dekodera digjitalë apo mbajtëse tharësesh.

Rreth 1,600 njerëz në Korenë e Jugut janë filmuar fshehurazi në dhoma moteli, për t’u transmetuar më pas online me pagesë.

Dy burra janë arrestuar dhe një palë tjetër po hetohen në lidhje me skandalin, në të cilin u përfshinë 42 dhoma në 30 akomodime në 10 qytete të ndryshme. Sipas policisë, nuk kishte asnjë provë se bizneset ishin bashkëfajtorë.

Website-i në të cilën u transmetuan filmimet kishte më shumë se 4 mijë ndjekës, 97 prej të cilëve paguanin rreth 45 dollarë në muaj për opsione shtesë, si për shembull të rishikonin video të caktuara të transmetuara më parë live.

Kamerat ishin të fshehura në priza, dekodera digjitalë apo mbajtëse tharësesh. Nga nëntori i vitit 2018 e deri më tani, shërbimi kishte arritur të siguronte më shumë se 6 mijë dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...