Kleriku i njohur pakistanez i shpëton sulmit për vrasjen e tij

Azia

Kleriku i njohur pakistanez i shpëton sulmit për vrasjen e tij

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:13
Pakistani

Një klerik fetar dhe studiues i njohur pakistanez i mbijetoi një përpjekjeje për vrasjen e tij.

Gjatë sulmit kundër tij në qytetin jugor të Karaçit u vranë dy roje të sigurisë dhe u plagos një tjetër klerik fetar.

Sulmi u bë në kohën kur kleriku dhe ish-gjyqtari i sheriatit në Gjykatën Supreme të vendit, Muhamed Taqi Usmani, po shkonte në një xhami për të udhëhequr lutjet e së premtes.

Shefi i policisë së qytetit, Amir Shaikh, e quajti sulmin një komplot për të sabotuar paqen në Karaçi dhe në vend.

Usmani dhe shoku i tij klerik, Maulana Amir Shahab, po udhëtonin në dy makina, kur të paktën katër persona të armatosur në dy motoçikleta hapën zjarr dhe ikën, njoftoi policia.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan "dënoi fuqishëm" incidentin, përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat