Siria: Njoftimi i Uashingtonit për Lartësitë Golan, i papërgjegjshëm - Bota Sot
Siria: Njoftimi i Uashingtonit për Lartësitë Golan, i papërgjegjshëm

Azia

Siria: Njoftimi i Uashingtonit për Lartësitë Golan, i papërgjegjshëm

Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:12
Lartësitë Golan

Ministria e Jashtme e Sirisë tha të premten se njoftimi i Presidentit amerikan Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të njohin sovranitetin izraelit mbi Lartësitë Golan është një “akt i përgjegjshëm”.

Ministria e Jashtme në Damask tha se njoftimi i Presidentit Trump nuk ndryshon “faktin se Lartësitë Golan ishin dhe mbeten arabe dhe siriane”.

Njoftimi “tregon qartë përçmimin e Amerikës për ligjin ndërkombëtar dhe shkel rezolutat e tij, veçanërisht rezolutën 497 të Këshillit të Sigurimit,” shprehet ministria, duke shtuar se deklarata e Presidentit Trump kërcënon edhe “paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”.

Lartësitë Golan u zaptuan nga në Luftën Gjashtë Ditëshe të vitit 1967 dhe kanë qenë nën kontrollin izraelit që atëherë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se njoftimi i presidentit amerikan e ka vënë rajonin “në prag të një krize dhe tensioneve të reja”.

Presidenti Trump postoi një koment në Twitter ku shkruan se Lartësitë Golan janë “të një rëndësie kritike strategjike dhe sigurie për Shtetin e Izraelit dhe për Stabilitetin Rajonal!”

Presidenti Trump e bëri njoftimin ndërkohë që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ishte në Jeruzalem, duke u bërë zyrtari më i lartë amerikan që viziton Murin Perëndimor, një pjesë e qytetit mbi të cilën kanë pretendime si izraelitët, ashtu edhe palestinezët në Jeruzalem.

Vizita u pa si një sinjal se Shtetet e Bashkuara po shprehin njohje të heshtur për pretendimin e Izraelit, ndërkohë që u pasua menjëherë nga njoftimi për Lartësitë Golan.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar Iranin se përpiqet të ndërmarrë sulme kundër Izraelit nga Lartësitë Golan, duke thënë “Mendoj se për këtë arsye dhe për shumë të tjera, ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të njohë kontrollin izraelit mbi Golan dhe faktin se Lartësitë Golan do të mbeten gjithmonë pjesë e Shtetit të Izraelit”.

Udhëheqësi izraelit përshëndeti vendimin e Presidentit Trump pak pas njoftimit.

“Presidenti Trump sapo ka bërë një akt historik,” tha Kryeministri Netanyahu, pasi i telefonoi udhëheqësit amerikan. “Mesazhi që Presidenti Trump i ka përcjellë botës është se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Izraelit. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë mbështetje”.

Javën e kaluar, në raportin për të drejtat e njeriut, Departamenti i Shtetit nuk kishte përdorur shprehjen Lartësitë “e pushtuara” Golan, por duke e quajtur territorin thjesht “i kontrolluar nga Izraeli”. Sekretari i Shtetit Pompeo tha në komentet për shtyp se ndryshimi në frazologji nuk ishte i rastësishëm dhe se pasqyronte realitetin në terren – faktin që Izraeli e kontrollon këtë territor.

Izraeli e aneksoi këtë territor në vitin 1981. Por komuniteti ndërkombëtar nuk e ka njohur aneksimin dhe i konsideron Lartësitë Golan një territor të pushtuar./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...