Mijëra persona janë filmuar në motele në Korenë e Jugut - Bota Sot
Mijëra persona janë filmuar në motele në Korenë e Jugut

Azia

Mijëra persona janë filmuar në motele në Korenë e Jugut

Më: 23 mars 2019 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Rreth 1.600 persona janë filmuar në mënyrë sekrete në dhomat e moteleve në Korenë e Jugut, me pamjet që janë transmetuar drejtpërdrejt online për klientë të cilët kanë paguar që të shohin këto video.

Policia ka njoftuar se dy meshkuj janë arrestuar dhe një tjetër çift po hetohet në lidhje me skandalin që ka përfshirë 42 dhoma në 30 motele në 10 qytete të ndryshme të këtij vendi.

Kamerat ishin të fshehura në kutitë dixhitale televizive, në priza dhe vendin ku qëndronin pajisjet për tharjen e flokëve.

Faqja e internetit ku transmetoheshin pamjet kishte 4 mijë anëtarë, 97 prej të cilëve paguanin rreth 45 dollarë në muaj për të përfituar shërbime shtesë, siç ishte mundësia për të shikuar edhe një herë disa video.

Nga nëntori i vitit të kaluar e deri këtë muaj, policia tha se ishin grumbulluar 6 mijë dollarë për këtë shërbim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...