Një grua është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj, pasi kishte refuzuar të kërcente për të dhe kolegun e tij.
Mian Faisal, nga Paksitani e kishte zhveshur lakuriq gruan dhe më pas e kishte dhunuar, duke i rruajtur edhe kokën.
Ishte vetë gruaja Asma Aziz, e cila publikoi një video ku kërkonte ndihmë dhe tregonte se si e kishte masakruar burri i saj duke ushtruar dhunë barbare.
Një ditë pas publikimit të kësaj videoje ka ndërhyrë vetë ministri i Brendshëm dhe mësohet se policia ka arrestuar menjëherë Mian Faisal dhe kolegun e tij Rashid Ali, i cili nuk kishte ndërhyrë për të ndalur mikun e tij të dhunonte gruan.