Vrasja e Kim Jong-nam: Gruaja vietnameze dënohet me tre vjet e katër muaj burgim

Azia

Vrasja e Kim Jong-nam: Gruaja vietnameze dënohet me tre vjet e katër muaj burgim

Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:48
Doan Thi Huong

Një grua vietnameze e akuzuar për vrasjen e Kim Jong-nam, gjysmë vëllai i udhëheqësit të Koresë së Veriut, është shpallur fajtore për një akuzë më të vogël se vrasja, për shkaktimin e lëndimeve nga mjetet potencialisht vdekjeprurëse.

Një gjykatë malajziane dënoi Doan Thi Huong me tre vjet e katër muaj burgim, duke filluar nga arrestimi i saj në shkurt 2017.

Huong do të ishte përballur me dënimin me vdekje nëse do të gjykohej fajtore për vrasjen.

Kim, gjysmë vëllai i larguar i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, u vra në Aeroportin e Kuala Lumpur në 2017 në mes të ditës, me agjentin nervor toksik VX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat