Kryeministri shkruan poezi: Të vjedhim sa të mundemi, hajnia të bën boss

Azia

Kryeministri shkruan poezi: Të vjedhim sa të mundemi, hajnia të bën boss

Më: 1 prill 2019 Në ora: 12:35
Kryeministri i Malajzisë, Mahathir bin Mohamed

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir bin Mohamed ka shkruar një poezi ironike për hajninë. Në poezinë që titullohet ‘Kultura e re’ ai shkruan se si ‘të vjedhësh sot është bujari dhe fisnikëri” dhe vetëm duke vjedhur ‘arrin të jesh bosi. 

Ja poezia (për aq sa Google e ka përkthyer mirë nga malazishtja në gjuhën angleze dhe që ne e sjellim në shqip):

Kultura e re

E vodha. Për çka të turpërohem.

Unë jam bosi juaj.

S’keni pse të ngushtoheni sepse bosi juaj e ka vjedhur (këtë gjë, v.j).

Disa prej jush mund t’i kthejnë paratë e vjedhura.

Çfarë turpi. Bosi im.

Populli im s’ka nevojë të turpërohet.

Vjedhni…

Sa më hajn, aq më bujar.

Të kesh, është e kushtueshme.

Le të vjedhim, të bëhemi të gjithë bossa.

Kujtojmë se Malajzia ka mjaft telashe me korrupsionin. Vitin e kaluar, ish-kryeministri Najib Razak u arrestua për keqpërdorim të hiç më pak se 681 milionë dollarësh. E hetimet ndaj ish-kryeministrit Najib, i kishte urdhëruar vetë kryeministri aktual dhe autori i poezisë brilante, Mahathir Muhammed.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat