Brunei vendos dënimin me vdekje për homoseksualët

Azia

Brunei vendos dënimin me vdekje për homoseksualët

Më: 3 prill 2019 Në ora: 18:44
Hasanal Bolkiah

Homoseksualizmi në Brunei tani është një vepër penale e dënueshme me vdekje.

Autoritetet synojnë të vendosin masa edhe më rigoroze, sipas të cilave personat LBGT do të ndëshkoheshin në këtë mënyrë.

Gjatë një fjalimi publik sot, sulltani i vendit të vogël në Azinë Juglindore i bëri thirrje popullit për "një mësim më të fortë islamik".

"Dua që Islami në këtë vend të jetë më i fortë," tha Hasanal Bolkiah, raporton AFP.

Sipas ligjit të ri, homoseksualët do të dënohen nëse pranojnë se janë homoseksual ose dikush i gjen ata duke çuar dashuri.

Brunei shtrihet në ishullin Borneo dhe sundohet nga sulltani Hasanal Bolkiah (72), i cili ka pushtet absolut dhe opozita nuk ekziston.

Bolkiah kryeson Agjencinë e Investimeve në Brunei, e cila zotëron disa nga hotelet më të mëdha në botë, përfshirë Dorchester në Londër dhe Beverly Hills në Los Anxhelos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat