Arabia Saudite arreston tetë mbështetës të të drejtave të grave, dy shtetas amerikanë

Azia

Arabia Saudite arreston tetë mbështetës të të drejtave të grave, dy shtetas amerikanë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:02
Arabi Saudite

Arabia Saudite ka arrestuar tetë vetë, duke përfshirë dy amerikano-sauditë. Agjencia “Associated Press” njoftoi se në mesin e tyre janë një grua shtatzënë dhe shtatë burra. Të gjithë të ndaluarit njihen si mbështetës të të drejtave të grave në mbretërinë saudite.

ALQST, një grup i të drejtave të njeriut me bazë në Londër, thotë se të gjithë të ndaluarit janë "shkrimtarë dhe blogerë të mediave sociale të angazhuar më parë në një diskutim publik mbi reformat". Shumica e tyre u arrestuan të enjten.

Dy shtetasit ameriano-sauditë janë Badr al-Ibrahim, shkrimtar dhe mjek dhe Salah al-Haidar, djali i Aziza al-Yousef, një aktiviste që tashmë ndodhet në burg së bashku me 10 gra të tjera që prej rreth një viti. Thuhet se ato janë torturuar dhe janë abuzuar seksualisht.

Arrestimet përbëjnë goditjen e parë të kritikëve të Arabisë Saudite, që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll në muajin tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat