Perandori i ri në Japoni…nderohet me një hamburger 800 euro

Azia

Perandori i ri në Japoni…nderohet me një hamburger 800 euro

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Nuk është më Japonia protektive ndaj elementëve të jashtëm, megjithëse kjo mund të besohet pasi një restorant i një hoteli luksoz në Tokio propozon që nga dita e hënë një hamburger….me vlerë 800 euro, në formë nderimi për marrjen zyrtarisht të detyrës nga perandori i ri në fillim të majit.

Hamburgeri me një peshë rreth 3 kilogram dhe diametër 25 centimetër përbëhet nga mëlcitë e patës, biftek viçi dhe tartuf i zi, e gjitha e mbuluar me një panime të pudrosur me flori.

‘’Ne dëshirojmë të nderojmë perandorin e ri dhe një periudhë të re për Japoninë’’, pohon për median shefi Patrick Shimada gjatë pregatitjes me shumë mjeshtëri të pjatës së shtrenjtë.

‘’Publicitet i jashtëzakonshëm, por gjithashtu një mundësi për të më afruar më pranë me origjinën time japoneze’’, shprehet amerikani me origjinë japoneze.

“Golden Giant Burger”, (Hamburgeri gjigant i artë) i afishuar me çmimin marramendës prej 100 000 jen, do të vijojë të jetë pjesë e menusë deri në fund të qershorit.

Japonia për një kohë të gjatë e ndalonte konsumimin e mishit, një ndalim i cili u hoq nga perandori Meiji në 1872 dhe që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, hamburgeri ka gjetur vend në arkipelag.

Qeveria zbuloi të hënën emrin e epokës që do të nisë më 1 maj, “Reiwa”, ku dy ideografitë (simbolet) e së cilës kombinohen të sjellin një harmoni që ndjell shpresë, sipas kryeministrit Shinzo Abe. Ky emërtim do të shoqërojë mbretërimin e Naruhito i cili do të pasojë Akihito, pas abdikimit të tij për shkak të moshës së madhe. atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat