Protestuesit e Hong Kongut shpallën fajtorë për prishjen e rendit publik - Bota Sot
Protestuesit e Hong Kongut shpallën fajtorë për prishjen e rendit publik

Azia

Protestuesit e Hong Kongut shpallën fajtorë për prishjen e rendit publik

Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:31
Foto

Nëntë aktivistë pro-demokrak në Hong Kong janë shpallur fajtorë për akuza të prishjes së rendit publik për rolin e tyre në një lëvizje të mosbindjes civile që bëri thirrje për zgjedhje të lira në qytet, shkruan BBC.

Midis tyre janë tre aktivistë të shquar, të parë si figura të lëvizjes pro-demokratike të Hong Kongut.

Ata mund të burgosen deri në shtatë vjet për pjesëmarrjen e tyre në protestat e e quajtura "Lëvizja Ombrellë" të vitit 2014.

Mijëra marshuan duke kërkuar të drejtën për Hong Kongun për të zgjedhur udhëheqësin e vet.

Të dënuarit përfshijnë të ashtuquajturin "Trio zërin" - profesor sociologu Chan Kin-man, 60 vjeç, profesor i drejtësisë Benny Tai, 54 vjeç dhe ministri Baptist Chu Yi-ming, 75 vjeç.

Ata janë parë si themeluesit e lëvizjes që nxitën protestuesit në fushatën e tyre të mosbindjes civile.

"Pa marrë parasysh se çfarë ndodh sot ... ne do të vazhdojmë dhe nuk do të dorëzohemi", u tha Z. Tai gazetarëve përpara vendimit.

Nuk është ende e qartë kur grupi do të dënohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...