Shpallen fajtorë aktivistët pro demokracisë në Hong Kong - Bota Sot
Shpallen fajtorë aktivistët pro demokracisë në Hong Kong

Azia

Shpallen fajtorë aktivistët pro demokracisë në Hong Kong

Më: 9 prill 2019 Në ora: 12:10
Protestat në Hong Kong, 2014.

Nëntë aktivistë pro demokracisë në Hong Kong u shpallën fajtorë për trazira publike, për shkak të rolit të tyre në një lëvizje të mosbindjes civile, e cila bënte thirrje për zgjedhje të lira në këtë qytet.

Në mesin e tyre janë tre aktivistë të njohur, që shihen si themelues të lëvizjes pro demokracisë në Hong Kong.

Ata mund të dënohen deri në shtatë vjet burgim për pjesëmarrjen në protestat e Lëvizjes Ombrella, në vitin 2014.

Mijëra njerëz kanë protestuar atëbotë, duke kërkuar të drejtën e Hong Kongut për të zgjedhur vetë udhëheqësin e tij.

Protestat kanë nisur si reagim ndaj një vendimi të Kinës, i cili do t'i lejonte zgjedhjet e drejtpërdrejta në vitin 2017, por vetëm nga një listë kandidatësh që do të miratohej nga Pekini.

Pekini është shumë i ndjeshëm në lidhje me statusin e Hong Kongut dhe me çdo thirrje për më shumë autonomi nga Kina.

Ish-kolonia britanike është kthyer në vitin 1997 me kusht që të mbajë "një shkallë të lartë të autonomisë" për 50 vjet.

Shumë njerëz në Hong Kong besojnë se ata duhet të kenë të drejtën për të zgjedhur udhëheqësin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...