Dalai Lama shtrihet në spital - Bota Sot
Dalai Lama shtrihet në spital

Azia

Dalai Lama shtrihet në spital

Më: 10 prill 2019 Në ora: 08:01
Dalai Lama

Dalai Lama është dërguar në spital në kryeqytetin indian, New Delhi, me një infeksion në gjoks, por raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Ndihmësi i tij  personal Tenzin Taklha tha se kishte fluturuar në New Delhi nga  kodra e qytetit ku edhe po jetonte, pasi u ankua për shqetësim.

Udhëheqësi shpirtëror 83-vjeçar i Tibetit u arratis në Indi 60 vjet më parë pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez.

Laureati i Nobelit për paqe është jashtëzakonisht popullor, por ka reduktuar  angazhimet e tij globale në vitet e fundit.

"Mjekët e kanë diagnostikuar atë me një infeksion në gjoks dhe po trajtohet për këtë, gjendja e tij tashmë është e qëndrueshme , dhe do të trajtohet për dy-tre ditë këtu", tha Tenzin Taklha për agjencinë e lajmeve Reuters.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...