Pas “Shtetit Islamik” kalifat cyber-virtual? - Bota Sot
Pas “Shtetit Islamik” kalifat cyber-virtual?

Azia

Pas “Shtetit Islamik” kalifat cyber-virtual?

Më: 15 prill 2019 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Shërbimi Federal i Mbrojtjes Kushtetuese në Gjermani paralajmëron për të mos nënvleftësuar milicët terroristë të IS-it pas humbjes ushtarake në Siri. Milicët i nxisin tani përkrahësit sidomos në internet.

"Në çështjen e IS nuk mund të hiqet paralajmërimi", thotë presidenti i Shërbimit Federal të Mbrojtjes Kushtetuese, Thomas Haldenwang për gazetën „Welt am Sonntag". I ashtuquajturi grupi i milicëve terroristë „Shteti Islamik" ekziston ende, me vështrim nga Europa „sidomos në drejtim të një kalifati cyber-virtual, që nxit përkrahësit për atentate terroriste dhe komandon aty ende përkrahësit për atentate të tilla."

Numri i atyre që kjo zyrë federale i kategorizon si islamistë radikalë është rritur në vitin e kaluar në 300 vetë. „Ne llogarisim në Gjermani me rreth 2240 persona si potencial rreziku terrorist islamist. Ata mund të bëjnë në çdo kohë atentate apo të mbështesin një të tillë", shprehet Haldewang.

Image
Thomas Haldenwang

Përgjimi 24 orë "jo i mundur"

„Nuk është e mundur që gjithë këta persona të përgjohen 24 orë", theksoi kreu i Mbrojtjes Kushtetuese. Për çdo person nevojiten 40 nëpunës. Ne përqëndrohemi për këtë arsye tek ata që i konsiderojmë veçanërisht të rrezikshëm." Haldenwang i mbrojti planet, që në të ardhmen të përgjohen edhe shërbimet „messenger". „Në telefonin klasik përgjojmë shpesh biseda pa rëndësi. Por në chat-e zhvillohen gjërat, që ne na mbeten të pazbuluara." Shqetësim përbëjnë për presidentin e Mbrojtjes Kushtetuese edhe të kthyerit e IS-it në Gjermani, e sidomos fëmijët e tyre që kanë qëndruar me familjet e tyre në territorin e dikurshëm të milicëve terroristë në Irak apo Siri. „Ne pyesim veten: Po ngrihet këtu organizata e re terroriste?"/DW

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...