Kim pritet të vizitojë Rusinë gjatë këtij muaji - Bota Sot
Kim pritet të vizitojë Rusinë gjatë këtij muaji

Azia

Kim pritet të vizitojë Rusinë gjatë këtij muaji

Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:30
Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Kremlini ka njoftuar se lideri verikorean, Kim Jong Un, planifikon të vizitojë Rusinë brenda 12 ditëve të ardhshme.

Në një deklaratë të shkurtër, të publikuar online më 18 prill, Kremlini ka thënë se Kim synon të vizitojë Rusinë “në gjysmën e dytë të muajit prill”, pasi ka pranuar një ftesë nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Putin pritet të vizitojë Kinën javën e ardhshme, për të marrë pjesë në një forum që mbahet në Pekin më 26-27 prill, me ç’rast pritet të takohen dhjetëra krerë të shteteve në botës.

Disa organizata mediale kanë thënë se Putin mund të takohet me Kimin gjatë asaj kohe në Vladivostok, qytet në lindje të Rusisë, në afërsi me kufirin verikorean.

Njoftimi i Kremlinit vjen teksa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është duke shtyrë përpara idenë e të arriturit të një marrëveshjeje për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Të dyja samitet e mbajtura në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, kanë dështuar që të arrijnë rezultat.

Administrata e Trumpit ka përmendur mundësinë e organizimit të një samiti të tretë, mirëpo Koreja Veriore ka kërkuar më 18 prill nga Uashingtoni që të largojë Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo nga zhvillimi i negociatave në të ardhmen.

Përfaqësuesi i Posaçëm amerikan për Korenë Veriore, Stephen Biegun, pritej që më 17 dhe 18 prill të takohet me zyrtarët rusë për të diskutuar paraprakisht “denuklearizimin e plotë të Koresë Veriore”, ka thënë Uashingtoni më 16 prill.

Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër Koresë Veriore për shkak të programit të saj bërthamor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...