Pheniani kërkon përjashtimin e Pompeos nga bisedimet

Azia

Pheniani kërkon përjashtimin e Pompeos nga bisedimet

Më: 18 prill 2019 Në ora: 17:40
Mike Pompeo

Pheniani kërkoi që Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo të mos marrë pjesë në asnjë bisedim të mëtejshëm që përfshin programin e saj të armëve bërthamore.

Zyrtari i lartë në ministrinë e jashtme të Koresë së Veriut Kwon Jong Gun tha se Pheniani dëshiron një person që është "më i kujdesshëm dhe i pjekur në komunikimin", sipas një raporti të agjencisë zyrtare të lajmeve të KCNA.

I pyetur rreth këtij zhvillimi, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se "Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të angazhojnë Korenë e Veriut në negociata konstruktive".

Të enjten mediat shtetërore të Koresë së Veriut njoftuan të enjten se Kim Jong Un-i vëzhgoi dhe drejtoi një provë me një armë të re "taktike”.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha të mërkurën vonë se ishte në dijeni të këtij lajmi.

Njoftimi nuk e përcaktonte llojin e armës, por fraza "taktike" sugjeron se nuk bëhet fjalë për një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi, e aftë për të goditur Shtetet e Bashkuara.

Prej më shumë se një viti, që kur Kim Jong Un-i nisi bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, Koreja e Veriut nuk ka bërë provokime të mëdha duke kryer prova me raketore bërthamore apo raketa me rreze të gjatë veprimi.

Bisedimet bërthamore mes Uashingtoni dhe Phenianit kanë ngecur që nga takimi i muajit shkurt në Hanoi, i cili përfundoi pa asnjë marrëveshje.

Presidenti Trump dëshiron që udhëheqësi i Phenianit të braktisë plotësisht programin e armëve bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Por Kim Jong Un ka ofruar vetëm hapa të kufizuar drejt çarmatimit bërthamor.

Javën e ardhshme udhëheqësi i Phenianit niset për në Rusi për të takuar presidentin Vladimir Putin dhe ndoshta për të parë mundësitë e një lehtësimi ekonomik për vendin./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat