E pazakontë, zjarret përfshijnë Siberinë - Bota Sot
E pazakontë, zjarret përfshijnë Siberinë

Azia

E pazakontë, zjarret përfshijnë Siberinë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 20:04
Siberi

Ferri mes akullit. Kështu mund të përshkruhen pamjet e zjarreve të pazakonta që kanë përfshirë rajonin e Trans-Baikalit në jug-lindje të Siberisë.

Deri më tani përllogariten mbi 20 të plagosur, teksa flakët kanë djegur qindra banesa dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Autoritetet po evakuojnë qindra banorë. Veç banesave, flakët kanë përpirë edhe fermat. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Janë angazhuar mbi 300 zjarrfikës.

Ndihma po u vijnë edhe me avionë. Zjarret janë krejtësisht të pazakonta për këto zona, por ngrohja globale ka rritur mesataren e temperaturave çka është shkak i erërave të forta që ndihmojnë përhapjen e zjarreve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...